Ministri Abrashi për pensionet e veteranëve: Kemi fondet për shtator, konsulta për tre muajt e mbetur të këtij viti

05.10.2016 22:06:08

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në facebook, për miratimin në Qeveri të kërkesës së kësaj Ministrie për transferimin 1.685.000.00 euro  nga rezerva shtetërore për pensionet e  veteranëve për muajin shtator.

Veteranët kanë paralajmëruar një takim me kryeministrin Mustafa ditën për të enjten, pikërisht për punën e pensioneve.

Edhe ministri Abrashi ka bërë fjalë për vazhdim të bisedimeve për të gjetur zgjidhje për tre muajt e fundit të këtij viti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot Qeveria miratoi propozimin e Ministrisë, për transferin e mjeteve (1,685,000.00 euro) nga rezerva shtetërore, me qellim të ekzekutimit të pagesave të pensioneve për veteranet, për muajin shtator.

Gjatë ditëve në vijim do të kemi konsulta me akterët relevant për sigurimin e mjeteve, për tremujorin e mbetur të ketij viti, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.