Ministri Abrashi thotë se së shpejti do të themelohet Komisioni mjekësor i invalidëve të luftës

09.02.2017 11:59:43

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar se komisioni mjekësor i invalidëve të luftës do të themelohet pas përfundimit të listave për këtë kategori.

I pyetur nga deputetët, Abrashi tha se kanë pritur që javën e kaluar të dorëzohen lista dhe menjëherë të formojnë komisionin mjekësor, që pritet të themelohet pas 6 vite të mos funksionimit.

Ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse invalidët do të marrinë pensionin e tyre në mënyrë retroaktive, apo që nga koha kur i njohët ky status nga komisioni.