Një deputet i VV-së i ka kërkuar ITU-së të mos ia japë Kosovës kodin +383, tha ministrja Tahiri në Kuvend

09.02.2017 11:51:53

Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se një deputet i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga ITU që mos t’ia jap Kosovës kodin telefonik.

Për këtë ajo tha se ka edhe dokument që e vërteton.

“Me keqardhje dëshiroj t’iu bëj me dije se  ka pas deputet nga Kuvendi i Kosovës të cilët madje edhe me logon zyrtare të Kuvendit të Kosovës iu kanë drejtuar ITU-së, duke i thënë që Kosovës mos t’ia jep kodin. Nëse s’e keni ditë po ua solla dokumentin. Pra në emër të Kuvendit të Kosovës, një deputet nga radhët e Vetëvendosjes i ka kërkuar ITU-së që Kosovës mos t’ia jep kodin”, ka deklaruar Tahiri në seancën e Kuvendit.