Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe kabineti i tij në këtë ministri nuk kanë pranuar që t’i marrin pagat me rritje sipas vendimit të kabinetit qeveritar.
Burimet kanë treguar se ata nuk i kanë pranuar, t’i marrin pagat me rritje duke e shqyrtuar bazën ligjore.
“Pagat përveç ministrit Beqaj nuk i kanë pranuar as zëvendësministri, Shefi i Kabinetit, Këshilltari i Lartë, këshilltarët, asistentët dhe vozitësit”, kanë treguar burimet.
Ndryshe, të premten zyrtarëve të lartë të shtetit, pagat u kanë dalë me rritje, duke përfshirë edhe shtesën që nga 1 dhjetori i vitit 2017.
Vetëm kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë rreth 11 mijë euro, pagë dhe shtesa.





































