Ministri Enver Hoxhaj: Nesër do nënshkruajmë dy marrëveshje të reja me...

Ministri Enver Hoxhaj: Nesër do nënshkruajmë dy marrëveshje të reja me Hungarinë

14.12.2016 21:47:21

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka pritur sot në takim homologun e tij nga Hungaria, Peter Szijjarto, për të cilin ishte vizita e parë ne Prishtinë.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një statusi në “Facebook” ku tha se Kosova do i jetë gjithmonë mirënjohëse Hungarisë për mbështetjen në rrugën e integrimeve.

Ja statusi i tij i plotë:

Kosova i është mirënjohëse Hungarisë për mbështetjen në rrugën e integrimeve dhe jam shumë i lumtur që po e lansojmë një etapë të re të marrëdhënieve ekonomike, ku vetëm nesër do të nënshkruhen dy marrëveshje të reja. Po ashtu, u dakorduam për Forumin Ekonomik që do të mbahet vitin e ardhshëm.