Ministri Gashi udhëton në SHBA, për koordinim dhe thellim të bashkëpunimit në fushën e rinisë

25.04.2019 18:32:30

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në SHBA.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes faqes se tij në rrjetin social Facebook.

“Në vizitë zyrtare në Çikago të SHBA-së. Për koordinimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e rinisë. Programe dhe projekte të reja rinore në bashkëpunim me YMCA. ShBA-të janë partneri më i fuqishëm i yni”, ka shkruar Gashi.

Thuhet se qëllimi i kësaj vizite të ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit në SHBA është koordinimi dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e rinisë e me theks të veçantë në programimin për futjen në funksion të kampit rinor i cili së shpejti pritet të fillojë së funksionuari në Kosovë.