Ministri Hoti në Prizren do të diskutojë me zejtarët vendës

06.08.2016 10:35:30

Minsitri i Financave, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në facebook, njofton për një takim me shoqatën e zejtarëve në Prizren. Prizreni është qytet i njohur për zejtarinë që daton shekuj më parë. Më poshtë do të mund ta lexoni të plotë postimin e ministrit Hoti:

“Sot takohem me shoqatat e artarëve dhe zejtarëve në Prizren, ne oren 17:00.
Në takim do të diskutohet për politikat fiskale lidhur me artarët dhe zejtarët, në veçanti do të prezantohen Udhëzimi Administrativ 05/2016 për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm dhe Udhëzimin Administrativ 07/2016 për Arin e Investueshëm.”