Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri beson në kryeministrin Ramush Haradinaj se do ta gjej një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi.
“Unë kam besim se Haradinaj do ta menaxhoj këtë situatë dhe do të koordinohet me palën malazeze. Mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm, jam shumë i bindur që kryeministri do të ketë çasje të kujdesshme dhe raportet nuk do të cenohen”, ka thënë Tahiri gjatë një emisioni në televizionin publik.
Ai ka shtuar se duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët pasi marrëveshja e njëanshme nuk funksionon.
“Qysh në fillim autoritetet e Malit të Zi kanë pas vullnetin të gjendet një zgjidhje”, ka përfunduar Tahiri.






































