Qeveria s’i komenton shkrimet për takim trilateral Kosovë, Serbi, Shqipëri

12.09.2017 21:09:17

Mediat serbe sot gjatë ditës kanë raportuar se së shpejti mund të ndodhë një takim trelateral ndërmjet qeverisë së Kosovës, Shqipërisë dhe asaj  së Serbisë.

Duke u thirrur në burimet e veta diplomatike, e përditshmja serbe Danas ka shkruar se një takim i tillë do të realizohet pas formimit të qeverisë Haradinaj në Kosovë.

Por, qeveria e Kosovës deri më tani zyrtarisht nuk ka marrë ndonjë ftesë për takim të tillë.

Arbër Vllahiu, këshilltar i kryeministrit Haradinaj ka thënë se nuk i komentojnë shkrimet e këtyre mediave.

“Nuk i komentojmë shkrimet e mediave”, ka thënë Vllahiu.

Danas gjatë ditës kishte shkruar se ky takim është i iniciuar nga Berlini.

“ Ky takim trilateral tashmë është paralajmëruar, e kur të kihen parasysh projketet e iniciuara të proceit të Berlinit, ka indikacione se një takim i tillë mund të zhvillohet në Nish. Beogradi, Tirana dhe Prishtinë do të kenë levërdi nga projektet e përbashkëta, sikur që është ndërtimi i autostradave” shkruhej në gazetën Danas.

Ndryshe, sot gjatë gjithë ditës kryeministri Haradinaj ka zhvilluar takime të shumta me amabasadorë të vendeve të Evropës