Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri: Fajtorët për vdekjet në QKU do nxirren...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri: Fajtorët për vdekjet në QKU do nxirren para drejtësisë

20.09.2017 08:55:56

Personat përgjegjës për vdekjen e pesë pacienteve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të vihen përpara drejtësisë në momentin që Prokuroria do të gjejë fajtorët.

Këtë zotim e ka bërë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Tribuna Channel.

Sipas Tahirit, kjo çështje do të zbardhet në një të ardhme të afërt

“Prokuroia ka ndërmarrë hapat e parë dhe po e bëjnë punën që të arrihet të zbulohet çështja e tyre. Në një të ardhme të afërt do të gjenden ata që kanë përgjegjësi. Kjo çështje do të zgjidhet”, tha ai.

Tahiri ka folur edhe për sistemin e drejtësisë në vend duke thënë se sfidën më të madhe Kosova e ka luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

I pari i drejtësisë, thotë se ky institucion, ka edhe sfida të tjera siç janë përmirësimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Zyra e Avokaturës së Shtetit.