Presidenti Hashim Thaçi takohet me Erdoganin në New York

20.09.2017 09:08:15

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi ka ndodh gjatë vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajmin për takimin e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes llogarisë së tij në Twitter.

Thaçi ka thënë se “Turqia ka qenë partnere strategjike e Kosovës që të sigurojë njohje në skenën botërore”.

Presidenti Thaçi sonte pas mesnatës do të ketë një takim të shkurtër edhe me Presidentin Donald Trump.