Ministri i FSK-së Haki Demolli priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Suedisë, Stefan Ceder

15.12.2016 16:04:02

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), zotëri Haki Demolli priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Mbretërisë së Suedisë nënkolonelin Stefan Ceder.

Në takim, ministri Demolli e falënderoj atasheun Ceder për bashkëpunimin e mirë, koordinimin si dhe gjithë angazhimin e tij në të mirë të intensifikimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Suedisë.

Po ashtu, edhe nënkoloneli Stefan Ceder u shpreh se gjatë kohës sa ka qenë i angazhuar në detyrën e atasheut të Mbrojtjes ka pasur vazhdimisht bashkëpunim të mirë me Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës e gjithashtu u zotua se edhe pasardhësi i tij në detyrë do ta vazhdojë të njëjtin bashkëpunim edhe më tutje në të mirë të kultivimit të marrëdhënieve të mira miqësore ndërmjet Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë.