Tërmeti i tmerrshëm përveç tragjedisë me 41 viktima dhe dhjetëra ndërtesa të shembura nxori në pah edhe mjerimin ku jeton një pjesë e shqiptarëve, duke treguar edhe fytyrën e qeverisë që ka thelluar akoma edhe më tej mjerimin tek këto familje.
Me dhjetëra familje kanë mbetur të pastreha në Durrës, teksa banesat e tyre janë krejtësisht të pabanueshme, duke u strehuar tek çadrat e ngritur në stadiumin “Niko Dovana”.
Por akoma edhe më e rëndë është situata me qytetarët jashtë ambienteve të stadiumit, të atyre që jetojnë në mjerim dhe ndonëse nuk janë prekur nga tërmeti shkojnë të hanë një vakt bukë pa shtuar borxhet tek dyqani i lagjes.
Gazeta Shqip sjell pamje të njerëzve që mbajnë radhë pas kangjellave të stadiumit për të marrë një çap bukë.
Mes tyre ka qytetarë të mbetur të pastrehë e që e kanë kaluar natën në familjarë të ndryshëm, por ka edhe nga ata që kanë ardhur në Durrës vetëm për të mbushur barkun






































