Këngëtarja e famshme do vijë në Shqipëri, u kërkon fansave të kontribuojnë për të prekurit e tërmetit

28.11.2019 11:57:54

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka zbuluar nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram” se do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm i së martës.

“Ju lutem ndihmojeni Shqipërinë. Unë personalisht do të udhëtoj për në Shqipëri për t’u siguruar se paratë janë vënë në vend të duhur”, ka shkruar Bebe krahas një video ku u kërkon të gjithë fansave të saj që të kontribuojnë.

Menjëherë pasi të përfundojë koncertet, Bebe do të udhëtojë drejt Shqipërisë që banorëve të lënduar nga tërmeti, t’u sjellë ushqim dhe paratë e bledhura për këtë kauzë.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka vendosur edhe link-un tek “Instagram’-i i saj aty ku mund të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre edhe njerëz të tjerë.