Edi Rama nuk e ka mendjen tek emergjencat, paralajmëron mbylljen e portaleve

28.11.2019 12:42:07

Edhe pse nuk dihet se për çfarë informacioni e ka pasur fjalën, kryeministri Rama ka bërë një postim disi të çuditshëm në rrjetin social Twitter. Ai thotë se paralajmëron për të fundit mediat, madje referon edhe kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme që i jep atij të drejtën për mbylljen me forcë.

Ja çfarë shkruan Rama në Twitter:

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!