Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në Prekaz

17.02.2019 14:31:17

Me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në kuadër të delegacionit shtetëror, bënë homazhe te varri i komandanti legjendar Adem Jashari, në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Po ashtu ngjatë ditës së sotme, në kuadër të delegacionit shtetëror, ministri Berisha dhe komandanti, gjeneral Rama, bënë nderime edhe tek shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Me rastin e ditës së Shpalljes së Pavarësisë, edhe një delegacion i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëta tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz.