Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dakordohet me Ramën, mbledhja e dy qeverive më 27 nëntor

14.09.2017 18:46:39

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është duke qëndruan për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në rrjetin social Facebook, Pacolli ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ai ka bër të ditur se është dakorduar me Ramën që mbledhja në mes dy qeverive të mbahet më 27 nëntor në qytetin e Korçës, përcjell lajmi.net.

“Kufij europiane midis Kosovës dhe Shqipërise; Mbledhja e përbashket e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve – sapo u dakorduam me Kryeministrin Rama”, ka shkruar Pacolli