Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili premton përmisimin e kushteve në Klinikën...

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili premton përmisimin e kushteve në Klinikën e Neonatologjisë

01.06.2018 13:50:38

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka vizituar sot Klinikën e Neonatologjisë, ku më shumë se 10 mijë fëmijë të porsalindur gjatë vitit marrin shërbimet e para mjekësore.

“Më 1 Qershor vizitova Klinikën e Neonatologjisë, ku më shumë se 10 mijë fëmijë të porsalindur gjatë vitit marrin shërbimet e para mjekësore në jetën e tyre. Fëmijët janë e ardhmja e jonë dhe duke u përkujdesur për shëndetin e tyre, ne do të krijojmë një të ardhme më të ndritur për shtetin”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook