Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili me bashkëpunëtorë vizitoi sot Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku me drejtuesit e spitalit ka biseduar për punën që bëhet në këtë spital, sfidat dhe nevojat e tij .
Gjithashtu, Ministri ka vizituar edhe pacientë në Repartin e Emergjenvës që me rastin e vizitës kane qenë duke u trajtuar aty.
Ministri Ismaili tha se është koha që shteti ta rris mbështetjen për shëndetësinë, kurse punëtorët shëndetësor transparencën, cilësinë e shërbimeve dhe llogaridhënien.
“Vet nuk mund ta bëjmë këtë, por bashkësrisht”, tha Ministri Ismaili, duke siguruar se llogoja e punës së tij dhe e Ministrisë do të jetë pacienti.
Unë jam sot këtu, shtoi Ministri Ismaili, për t’i siguruar stafin dhe pacientët se “ne do të jemi mbështetja e tyre, ndërkohë që vet mesazhi i kësaj vizite “është sigurimi që pacientët t’i marrin shërbimet e nevojshme shëndetësor”.
Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dr. Hamëz Berisha, falënderoi Ministrin Ismaili për vizitën dhe gatishmërinë e tij për ta mbështetur këtë spital dhe stafin e saj, ndërkohë që shprehu zotimin se do të jenë të përgjegjshëm në punën e tyre dhe presin mbështetje.
Drejtori Berisha, gjithashtu ka prezantuar para Ministrit, sfidat e këtij spitali që kënë të bëjnë me mungesën e stafit, kryesisht e infermierëve, problemet me buxhetin e pamjaftueshëm, problemet me ngrohje, nevojën për ndarje të disa specializimeve, etj., përderisa ka kërkuar mbështetje për hapjen e Repartit të Pediatrisë në kuadër të këtij spitali.