Ministri Nenad Popoviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet anëtar...

Ministri Nenad Popoviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet anëtar të OKB-së

14.02.2018 12:31:13

Ministri në qeverinë serbe, Nenad Popoviq, ndër të tjera deklaroi se është me rëndësi që dialogu i brendshëm për Kosovën duhet të vazhdojë më tutje, sepse  megjithatë Serbia ka pozicion të mirë manovrimi.

“Mendoj brenda këtij viti duhet të dalim me vendimet tona për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që nënkupton autonomi më të gjerë për shqiptarët”, deklaroi Popoviq, ministër pa protofol në qeverinë serbe, njoftojnë mediet serbe.

Ndër të tjera Popoviq vuri në dukej se “marrëveshja obligative më tuje është vetëm fletë e bardhë, duke nënkuptuar se ndaj Serbisë pritet një presion i fuqishëm që ta pranojë Kosovën si anëtare në OKB”, transmeton RTK.

Ndërkaq lidhur me dialgoun që po zhvillohet në Bruksel, Popoviq theksoi se “duhet insistuar në pronën private dhe publike, sidomos në pasuritë nëntokësore që Serbia duhet t’i posedojë ato, prandaj janë formuar ekipe profesionale që po punojnë në këtë drejtim”.

Kurse për sigurinë e serbëve në Kosovë, sidomos pas vrasjes së Ollover Ivanoviqit, ministri Popoviq theksoi se siguria e serbëve megjithë vrasjen kriminale që ka ndodhur, nuk është e rëndë.