Ministri Shala shpëton librat e Bibliotekës Kombëtare nga uji (Foto)

01.08.2016 22:52:33

Vërshimeve nga uji si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që ndodhën pasditen e së hënës, nuk i ka shpëtuar dot as Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, që ka bërë Sokol Havolli, Këshilltar i Kryeministrit, është parë që uji ka depërtuar edhe brenda objektit të bibliotekës.

Sipas Havollit, ajo më e rëndësishmja është se librat kanë shpëtuar, por që për të larguar ujin i cili duket jo në sasi të vogël brenda objektit, është parë edhe Ministri Kujtim Shala.

Për më shumë detaje ndiqni postimin e plotë të Këshilltarit Havolli të cilin e ka shoqëruar edhe me disa fotografi:

‘’Librat shpëtuan! Pa nalë kurrë, Ministri Kujtim Shala, stafi i Biblotekës, zjarrëfiksit me pompa uji e të tjerë që u gjinden aty ku u punua për të shmangur dëmtimin e botimeve. Megjithatë ende ka ujë në bodrum.’’ ka shkruajtur Havolli.