Arrestohet 22 vjeçari, përplasi për vdekje shtatëvjeçaren

01.08.2016 23:05:46

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë 22-vjeçarin Erjon Laska nga Fushë-Krujë.

Gjatë së hënës në segmentin rrugor Bubq-Mazhë duke drejtuar mjetin tip Ford Puma, me targa DR 2273 E në fshatin Mazhë ai ka aksidentuar A.D. 7 vjeçe e cila ishte duke kaluar rrugën.

E vogla ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal, shkruan Lapsi.