Tre të vdekur në aksidentin e autobusi me nxënës në Suedi

02.04.2017 13:24:43
Tre persona kanë vdekur, kur një autobus që barte rreth 50 nxënës dhe disa të rritur, është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga në veri të Suedisë.

Policia ka thënë se akoma nuk është e qartë se pse është shkaktuar ky aksident, raporton agjencia TT.

Sipas gazetës Expressen, 28 persona të tjerë janë lënduar.

“E dimë se autobusi ka dalë nga rruga por tash për tash nuk dimë detaje të tjera”, ka thënë zëdhënsja e policisë, Marie Andersson.

Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Sveng në rajonin verior të Harjedalen.