Vritet një shqiptar me thikë në Austri

10.12.2017 11:58:39

Ditën e enjte rreth orës 22:00 në Vjenë të Austrisë është goditur me thikë për vdekje shqiptari Shqiptim Ahmeti, i cili ishte me prejardhje nga qyteti i Podujevës, Kosovë.

Mediat lokale raportojnë se ai u godit për vdekje me thikë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”.

33-vjeçari Shqiptim Ahmeti nga fshati Shtëdim, i Podujevës, Kosovë, u përlesh me dy persona, ku për pasojë mbeti i vrarë me thikë.

Ai u rrah dhe u godit për vdekje nga dy të tjerë, ndërkohë që pavarësisht dërgimit në spital gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Bëhet e ditur se ai po shëtiste me një grua kroate, në momentin që dy personat e qëlluan me thikë.

33-vjeçari ishte me origjinë nga fshati Shtëdim i Podujevës. Po ashtu, nga të dhënat e para dyshohet se pas krimit mund të fshihen dy shtetas nga Maqedonia.