Vdes 17 vjeçari i therur me thikë në Prishtinë

09.12.2017 23:30:44
Një 17 vjeçar nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga therja me thikë sonte në Prishtinë.

“Rreth orës 22:00 jemi informuar nga QKUK se personi i therur me thikë sot në Prishtinë ka ndërruar jetë”, ka thënë Florie Ahmeti nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës.

Më herët policia konfirmoi për një rast të therjes më thikë në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10.

Policia thotë se i dyshuari për therje me thikë është identifikuar por ai është në arrati.