Prizren, Arrest për vjedhje të rëndë

25.01.2018 13:08:41

Rreth orës 15:30 minuta, në polici është raportuar se në rrugën “Ankara” ka ndodhur një vjedhje e rëndë nga një automjet Golf II dhe se nga aty ishte vjedhur një telefon mobil, veshmbathje dhe radioja e automjetit./ fokusi.org

Pas inicimit të rastit, policë patrullues dhe hetuesi i rastit kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të gjejnë pamje të filmuara të cilat i kishte bërë një qytetar përderisa dy të dyshuarit po e kryenin vjedhjen. Në bazë të incizimit është bërë i mundur identifikimi i  të dyshuarve të cilët janë arrestuar. Po ashtu është gjetur edhe i dyshuari i tretë i cili i ka blerë gjësendet e vjedhura të cilat, sipas procedurës i janë kthyer pronarit.

foto nga arkivi i redaksisë