Kosovarët i rrahin prindërit, gratë dhe fëmijët

31.12.2018 15:02:32

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.

Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Një tjetër prishtinas është arrestuar pasi e ka rrahur babanë e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes, njofton raporti policor.

Rast tjetër ka qenë dhuna e ushtruar ndaj gruas nga bashkëshorti i saj. Pas një mosmarrëveshje ajo është rrahur nga burri ku më pas ka marrë edhe tretman mjekësor. I njëjti është arrestuar nga policia.