Panik në Tiranë, mjeti shpërthen në flakë në ecje e sipër

30.08.2018 21:37:04

Një automjet luksoz është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasdites në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl” ndërkohë mjeti i djegur është një “BMW” me targa AA 664 UN.

Në momentin kur është përfshirë nga flakët mjeti ishte në ecje e sipër. Drejtuesi ka ndaluar dhe ka dalë jashtë me shpejtësi. Fatmirësisht ai nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.

Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja që bëri shuarjen e flakëve ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet. Ngjarja përhap panik edhe te qytetarët e shumtë në zonë