Ka vjedhur kompjuterët e shkollës: arrestohen tre adoleshentë

20.10.2016 10:36:22

Policia e Tiranës ka arrestuar tre adoleshentë për akuzën e vjedhjes së shkollës 9 vjeçare “28 Nëntori”. Sipas policisë adoleshentët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë thyer dyert e zyrave të nëndrejtorisë së shkollës dhe kanë marrë kompjuterat.

Policia e Tiranës njoftoi sot se G. D., 15 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 17 vjeç, banues në Tiranë “në rrugën “Lord Bajron”, në bashkëpunim me njëri tjetrin, (G. D. dh K. D.) në shkollën 9 vjeçare “28 Nëntori”, kanë thyer dyert e zyrave të nëndrejtorisë së shkollës, ku kanë marrë 3 kompjutera dhe 1 monitor.

Ndërsa D. I., ka përvetësuar mallin e shitur nga kjo vjedhje. Me cilësinë e provës materiale në banesë u sekuestruan sendet e vjedhura.