Shqipëri: Ka filluar sot viti i ri akademik

20.10.2016 10:24:21

Mbi 120 mijë studentë anë e kënd Shqipërisë kanë nisur sot vitin e ri akademik 2016-2017. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ka uruar të gjithë studentëve një vit të mbarë. Gjithashtu Nikolla theksoi se për herë të parë kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët.

Sipas saj, skema e pranimeve është ngritur nga vetë studentët.

“Ndjehem e emocionuar që rikthehem në Universitetin ku kam studiuar. Sot fillojnë vitin e ri akademik 120 mijë studentë. Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur po nga vetë studentët. Skeptikët sulmuan ligjin e ri, por u tregua e kundërta”, tha ajo.

Ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni bëri me dije se 11 mijë studentë janë në UT.