Një tornado ka përfshirë Vietnamin (Video)

01.08.2016 23:07:41

Ky është momenti kur një tornado hyri përmes shtëpive në Bac Ninh, provincë në veri të Vietnamit, ditë më parë.

Aktualisht Vietnami është në sezonin e tajfunit dhe sipas raportimeve të shumta nga mediat sociale, një tornado po afrohet, shkruan shekulli.

Videoja është filmuar nga disa persona që ndodheshin në makinën e tyre. Fatmirësisht nga kjo stuhi nuk ka pasur asnjë person të lënduar.