“Pokemon Go” shënon edhe viktimën e parë

01.08.2016 23:10:09

Një vajzë 22-vjeçare nga Australia është bërë viktima e parë e lojës së përhapur masivisht “Pokemon Go”.

Tanami Nayler, u përplas për vdekje nga një makinë ndërsa po kalonte rrugën. Vajza nga Sidnej kishte dalë për të luajtur “Pokemon Go” por në momentin e përplasjes ajo telefonin e kishte në xhep.

Makina, e drejtuar nga Nochalas Micahel Davison, 21 vjeç, po ecte me 100 km/h në një zonë ku lejohet deri në 60 km/h dhe gjithashtu automjeti rezultoi i vjedhur.

Familjarët janë të tronditur nga humbje e vajzës dhe e cilësojnë si mizore mënyrë e vdekjes së saj. Ajo është marrë zvarrë rreth 70 metra dhe e gjithë skena është parë nga një mik i saj.