Ministri Shala “sulmon”Avdullah Hasanin (Foto)

26.07.2016 08:28:52

Jo vetëm lëvizja Vetëvendosje mund të kryeje ‘sulme’ me vezë ndaj politikanëve të Kosovës. Një ‘sulm’ të tillë e ka bërë vetë njëri nga udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala ka tentuar ta godas me vezë kryetarin e të rinjve të Kosovës, Avdullah Hasanin.

Gazeta Fjala ka siguruar një fotografi ku shihet Shala derisa tenton ta “sulmojë” me vezë Hasanin.