Në Shqipëri: Ministri teknik i PD shkarkon kreun e SHKB së Burgjeve

16.06.2017 10:35:04

Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka shkarkuar kreun e SHKB së Burgjeve Ramazan Topuzi.

Sipas tij motivi është se emërimi i tij në detyrë është bërë në kundërshtim me ligjin.

Sakaq, Bardhi ka shkarkuar edhe regjistruesin e Fierit dhe të Devollit, për shkelje në kryerjen e detyrave.