Ministri Teodosijeviq takohet me O`Connell, i flet për Asociacionin

29.09.2017 16:45:19

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale politike, zgjedhjet e ardhshme lokale, pozitën e minoriteteve, për aktivitetet dhe prioritetet e kësaj ministrie.

Në takim është biseduar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku Todosijeviq ka theksuar si prioritet formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Poashtu në takim është folur edhe për kthimin e të zhvendosurve, procesin e privatizimit në mjediset ku banon  komuniteti serb dhe problemet rreth lëshimit të dokumenteve të udhëtimit