Ministria e Drejtësisë lëshon me qera banesa të sekuestruara

09.02.2018 14:13:35

Ministria e Drejtësisë, ka marr vendim që të lëshojë me qera disa banesa që janë sekuestruar nga shteti.

Në njoftimin e bërë nga kjo ministri në KRPP është treguar se 5 banesat lëshohen me qera ashtu siç janë, dhe se çmimi i tyre nis nga 300 euro.

Ministria e Drejtësisë ka treguar se banesat gjenden në disa lagje të ndryshme të Prishtinës.

“Autoriteti kontraktues duke u bazuar në Autorizimin nr. 01/995, të dt. 02.112017 të drejtorit të përgjithshëm të AAPSK-së, dhe kërkesës për fillimin e procedurave të Departamentit të DPRVSH-së të dt. 07.12.2017, ka për qëllim Dhënien me qira të 5 banesave në Prishtinë përmes ankandit publik. Banesat jepen me qera sipas kushteve “siç janë dhënë nga Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas dhënies me qira pos kushteve të Veçanta dhe të përgjithshme që do të ceken në kontratë”, thuhet në këtë njoftim.

Autoriteti kontraktues ka për qëllim dhënien me qira të hapësirave si më poshtë:

Banesa me sip. të brendshme. 9 m2 dhe terasa 125 m2 , Adresa: Prishtinë, Rruga:” Eduard Lir ”, kati 9-të, nr. 97.

Banesë S. 100.08 m², me garazh, Adresa : Prishtinë, lagjja Lakërishtë, rr. Tirana nr. 42. Kati – Përdhesë, A-4/5.

Banesë S=66.2 ,Adresa: Prishtinë, lagjja Mati 1, Rr. Ali Aliu Kelmendi.Banesës S=62 m² Adresa: Prishtinë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit Hyr. 70/12 nr. 19.

Banesë S=62 m² Adresa: Prishtinë, Rr. Perandori Justianian OB-3-SOL-H1/9

Ky institucion ka treguar se fton oferta të mbyllura për dhënie me qera të hapësirave të caktuara të 5 BANESAVE të sekuestruara në Prishtinë me destinimin për banim.

“Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik. Personat juridik të cilët marrin pjesë duhet që me veti të sjellin Certifikatën e regjistrimit të biznesit, kurse personat fizik kopjen e letërnjoftimit personal”.

Banesat do ti jepen në shfrytëzim ofertuesit që ofron çmimin më të lartë. Dhënia e kontratës do të bazohet në çmim më të lartë dhe në faktorët e poshteshnuar.

“Dosja e ofertimit për qera e plotësuar dhe e nënshkruar . Sigurimi i ekzekutimit për çdo banesë nga 300.00 € ( Vetëm fituesi i kontratës e depoziton këtë shumë me rastin e lidhjes së kontratës për periudhën sa zgjatë kjo kontratë ).Deklaratat nën betim”. /Gazeta Monitor/. (Foto e përdorur është ilustrim)