Ministria e Integrimeve Evropiane e ka proceduar në Qeveri projektligjin për FSK-në i hartuar nga presidenca

16.03.2017 10:49:03

 

Ministria e cila drejtohet nga Mimoza Ahmetaj tashmë e ka dhënë opinionin e saj për këtë projektligj.

Në një përgjigje për ‘Indeksonline’, të Ministrisë se Integrimeve thuhet se ky projektligj nuk i cenon parimet e së drejtës se BE-së.

“MIE e ka dhënë opinionin ligjor se drafti i Projektligjit nr.05/L-156 për FSK, nuk i cenon parimet e së drejtës së BE-së. Rrjedhimisht, kjo fushë është kompetencë e brendshme (sovrane) e vendeve anëtare të BE-së (në rastin e Kosovës është kompetence e institucioneve tona dhe në pajtim me legjislacionin e vendit)”, thuhet në përgjigjen e MIE për ‘Indeksonline’.