Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ 𝑻𝒂𝒌𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑨𝒔𝒐𝒔𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏𝒊𝒏 𝒆 𝑲𝒍𝒖𝒃𝒆𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑵𝒐𝒕𝒊𝒕 𝒏𝒆̈ 𝑱𝒂𝒑𝒐𝒏𝒊

01.08.2021 23:10:30

𝑻𝒂𝒌𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑨𝒔𝒐𝒔𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏𝒊𝒏 𝒆 𝑲𝒍𝒖𝒃𝒆𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑵𝒐𝒕𝒊𝒕 𝒏𝒆̈ 𝑱𝒂𝒑𝒐𝒏𝒊

Zëvendësministrja e MKRS. znj. Daulina Osmani e cila po qëndron në Japoni për të mbështetur sportistët e vendit në Lojërat Olimpike gjatë kësaj periudhe po zhvillon edhe takime të shumta.
Një i tillë ishte me Asosacionin e Klubeve të Notit në Japoni, ku u prit nga Presidentja e kësaj shoqate, znj. Izumi Miyake dhe drejtori, z. Noburo Choji.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e notit. Për zhvillimin e trajnerëve, instruktorëve si dhe shkëmbimin e përvojave në promovimin dhe zhvillimin e sportit të notit.
Zëvendësministrja, znj. Daulina Osmani ishte e shoqëruar nga z. Arben Mehmeti, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Japoni.