Zjarr në sipërfaqe hamullore në Fushë Kosovë dhe në një zonë malore në Mitrovicë

01.08.2021 23:14:32

Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin i cili u shkaktua afër deponisë së mbeturinave të dielën mbrëma në Fushë-Kosovë.

Zjarri raportohet të jetë shkaktuar nga dora e njeriut.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe policia.

Ditën e së dielës, zjarri ka përfshirë një pjesë të komunës së Fushë Kosovës.

Sipas pamjeve të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet një pjesë e cila është kapluar nga flaka.

Po ashtu edhe fshati Koshtovë e Vllahisë në komunën e Mitrovicës raportohet të jetë përfshirë nga zjarri.

Në një foto që është shpërndarë shihet se zjarri ka shpërthyer në male dhe në toka bujqësore.

Lidhur me rastet në fjalë ende nuk ka reagim zyrtar nga komuna e Fushë Kosovës dhe Mitrovicës.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar se do të shqyrtojnë shqiptimin e masave ndaj të gjithë atyre që po i djegin hamulloret në Kosovë.

MBPZHR u ka bërë thirrje fermerëve që të ndalin praktikën e djegies së mbetjeve bujqësore pas të korrave.

Ministria e Bujqësisë thotë se djegia e hamulloreve po shkakton ndotje të ambientit dhe njëherësh po rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

“Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaft të larta, prandaj edhe djegia e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim