Ministrja, Dhurata Hoxha nesër para Komisionit për Integrime Evropiane

23.07.2018 10:12:47

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, pritet të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Aty ajo do të prezantojë Marrëveshjen Financiare për fondet e IPA 2017, pjesën ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, njofton zyra për Komunikim e Kuvendit.

Kjo marrëveshje pritet të ratifikohet pas shqyrtimit të projektligjit për këtë marrëveshje.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e ministres Hoxha pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me kriteret për liberalizimin e vizave.