Ministrja Dumoshi mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit “ANIBAR”

18.08.2017 17:38:50

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, vizitoi ekspozitën e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar” në Galerinë e Arteve në Pejë, me ç’rast ajo u prit nga drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar”, Vullnet Sanaja dhe nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. 

Po ashtu, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi vizitoi edhe Kinemanë “Jusuf Gërvalla” dhe nga organizatorët e Festivalit u njoftua në lidhje me punën e tyre rreth Festivalit.


Ministrja Dumoshi u shpreh e kënaqur me entuziazmin e të rinjve kreativ, dhe u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë jetën kulturore të Kosovës duke krijuar kushte më të mira dhe duke e subvencionuar atë.


Ndërsa drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja e falënderoi ministren për vizitën dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.