Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në tryezën e prezantimit të “Raundit të dytë të Platformës së Dialogut për Investime”

28.02.2017 15:55:10

Në këtë ngjarje, ku ishin të pranishëm kryeministri i vendit, Isa Mustafa, shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ministrat, Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti si dhe ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë ministrja Bajrami theksoi rëndësinë e kësaj tryeze në adresimin e çështjeve të ngritura nga komuniteti i biznesit, respektivisht nga Këshilli i Investitorëve Evropian.


Me këtë rast, ministrja Bajrami ka përmendur disa prej vlerësimeve që janë marrë edhe nga komuniteti i biznesit edhe nga institucione dhe raporte kredibile sa i përket ambientit të biznesit në përgjithësi në Kosovë, si raporti i Bankës Botërore, Fondacioni HERITAGE, si dhe çmimi para disa ditëve ku Qeveria e Kosovës u vlerësua si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”.


Gjatë diskutimit të saj, në kuadër të tryezave tematike të kësaj platforme, ministrja Bajrami i inkurajoj përfaqësuesit e bizneseve që vështirësitë me të cilat ata ballafaqohen, t’i adresojnë tek institucionet përkatëse qeveritare.
Si një vend i ri, institucionet tona ende janë në ngritje e sipër të kapaciteteve të tyre, por besoj që është bërë shumë,në eliminimin e byrokracisë, është punuar edhe në legjislacion dhe ambienti i biznesit besoj që është më i mirë se sa që ka qenë ndonjëherë më parë në Kosovë.


Ka hapësirë për përmirësim por ne jemi këtu dhe zotohemi para juve që do të bashkëpunojmë deri në adresimin e çështjes së fundit”, tha ministrja Hykmete Bajrami.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës