Ministrja Hoxha ka një thirrje për klasën politike në Kosovë lidhur me Demarkacionin

20.12.2017 23:24:52

Ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, e ftuar në Ditë Mbas Dite të TV Rrokum ështët shprehë se, me hyrjen ne fuqi te marrëveshjes se MSA’s, Kosova i ka hyr shume proceseve te ndryshme te reformave ne shume segmente, ndërsa ka theksuar se klasa politike në Kosove duhet të unifikohet për ratifikimin e Demarkacionit.

Sipas saj, për Kosovën është shume e rëndësishme të prodhojë rezultate dhe të implimentohet sa më shumë programin e MSA’s.

“Ministria e Integrimeve ka planifikue një strategji te re komunikimi me i informue drejt qytetarët për proceset e integrimit ne BE, por nuk duam qe të krijojmë pritje te rrejshme”, thotë Hoxha.

Ministrja Hoxha shprehet se është  ithtare e hyrjes ne BE si pako e vendeve te Ballkanit, te cilat ende nuk janë pjese e BE’s.

“Kjo, sepse është sfide ne vete nëse vendet ndahen veç e veç, prandaj është më mirë për Kosovën dhe vendet e rajoni me hy ne pako”, thotë Hoxha, shkruan Rrokum.TV

Duke folur për përfitimet nga ky integrim, Ministrja Hoxha përmend përmirësimin e mirëqenies se qytetarëve, zhvillim më të qëndrueshëm të ekonomisë, sundimi ë ligjit, fuqizim të prodhuesvE, etj…

“Gjithashtu, ka përfitime për te rinjtë, te kenë mundësi më te mira të arsimimit ne universitetet e BE’s”, thekson Hoxha.

Ministrja Hoxha ka folur edhe për çështjen e liberalizimit te vizave, duke u bërë thirrje liderëve politikë ne Kosove që ta kryejnë Demarkacionin.

“Klasa politike në Kosovë duhet të unifikohët dhe me ratifikue Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyre që qytetarëve të lëvizin lirshëm ne BE”, thotë ajo.

Hoxha e pranon se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave nuk është i drejte.