Ministrja Hoxha kërkon që Suedia ta ekstradojë Zharkun që ta vuajë dënimin në Kosovë

12.10.2016 23:55:00

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, thotë se ka shenja pozitive rreth sjelljes së Xhabir Zharkut nga Suedia në Kosovë për të vuajtur dënimin e shqiptuar.

Ajo për emisionin “Betimi në Drejtësi”, tha se kjo gjë nuk varet nga shteti i Kosovës por edhe nga gatishmëria e shtetit të Suedisë për ta ekstraduar Zharkun.

“Ministria e Drejtësisë në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar ekstradimin dhe mbajtjen e burgimit në Kosovë të zotit Xhabir Zharku. Së fundmi kam ri aktualizuar këtë temë, por varet edhe nga gatishmëria e Suedisë për ta ekstraduar. Mendoj se ka ndryshim pozitiv në këtë aspekt por mbetet të shihet se si do të realizohen modalitetet për kthimin e Zharkut në Kosovë”, tha ministrja Hoxha.