RENEA aksion për arrestimin e Klemend Balilit, shoqërohet në polici i biri

28.01.2017 10:12:30

Forcat RENEA kanë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion blic në zonën e Gjirokastrës me qëllim kapjen e të shumëkërkuarit Klemend Balili.

Policia ka shoqëruar 7 pjesëtarë të familjes së Balilit, përfshirë të birin, vëllain dhe dy nipërit e tij.

Klement Balili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme të narkotrafiku e cila vepronte në disa vende të Europës.