PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND

17.03.2017 16:28:26

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për temperaturat që do të mbretërojnë mbi vendin tonë gjatë vikendit.

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

“Mot me vranësira dhe intervale  me diell do të na shoqëroj  gjatë këtyre dy ditëve të vikendit. Vranësirat gjatë  ditës së diell vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ulet për 6-8 milibar”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Kurse do të fryejë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi derI 8m/s.