Erdogan kritikon ashpër vendimin për ndalimin e shamisë në vendin e punës

17.03.2017 16:31:22
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së për ndalimin e përdorimit të shamisë në vendet e punës.

Ai këtë ndalesë e ka quajtur shkelje të lirisë dhe të besimit, raporton Anadalo Agency.

“Kjo nuk është liria e besimit dhe e fesë. Unë nuk guxoj t’i ndaloj kapelat tradicionale të hebrenjëve që janë simbol i besimit të tyre”, u shpreh presidenti i Turqisë, transmeton lajmi.net.

Ai foli edhe për tensionet mes Holandës, duke thënë se dyert e Turqisë janë të mbyllura për zyrtarët holandez.

“Dyert tona janë të mbyllura nëse dikush ndalon një ministër për të hyrë në konsullatë” tha ai, duke iu referuar ndalimit të ministrave turq për të hyrë në Roterdam të Holandës.