Qentë endacakë sillen vërdallë në Korzen e qytetit të Pejës (Video)

20.06.2018 18:56:36

Muajin e kaluar, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka filluar aksionin për trajtimin e qenve endacakë.

Projekti i cili po implementohet në të gjitha komunat e Kosovës parasheh kapjen e qenve, mjekimin, sterilizimin dhe në raste të veçanta eutanazinë.

Por në shumë komuna të Kosovës qentë endacakë vazhdojnë të paraqesin shqetësim për qytetarët, e sidomos për fëmijët.

Në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, është transmetuar një video ku tregon se si qentë endacakë sillen vërdallë në Korzen e qytetit të Pejës.

Në të kaluarën, nga kafshimet e qenve në Kosovë kishte edhe viktima njerëzore. /Telegrafi/