Thaçi: Anëtarësimi i UP në Agjencinë Universitare të Frankofonisë, hap mundësi të bashkëpunimit ndërkombëtar

15.12.2016 21:49:54

Anëtarësimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Agjencinë Universitare të Frankofonisë, e ka mirëpritur Presidenti Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se anëtarësimi në këtë agjenci, sjell shanse për bashkëpunim internacional.

“Sapo mora lajmin për pranimin e Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare të Frankofonisë, në cilësinë e anëtarit të asociuar. Ky anëtarësim hap mundësi të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar, e veçanërisht me botën akademike frankofone”, ka shkruar Thaçi.

Agjencia Universitare e Frankofonisë, është një rrjet global i institucioneve të larta edukative frëngjisht-folëse, e themeluar në Montreal të Kanadasë në vitin 1961.