Këshilli i Sigurimit mblidhet për Aleppon

15.12.2016 21:45:35
Nesër Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të diskutuar për gjendjen në Aleppo.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së urgjente do të mblidhet të premten me kërkesë të Francës, për të diskutuar situatën humanitare në qytetin sirian të Aleppo, njoftuan sot diplomatë perëndimorë.

Alepo është duke përjetuar ditët më të vështira të saj, forcat qeveritare po kryejnë vrasje masive pa dallim moshe e gjinie të civilëve dhe rebelëve, plagosje, ndërsa sipas shumë dëshmitarëve, janë kryer edhe përdhunime ndaj femrave siriane.

Fajtorët kryesorë të kësaj katastrofe humanitar dhe tragjedie njerëzore që po ndodhë në Aleppo janë regjimi sirian i Bashar Al Assadit dhe atij rus, Vladimir Putinit.